“Romeos i bëjnë sytë ‘xixa’ kur të sheh! U bërë mashtruese, delirante! Të hipi vetja a në qejf kur…”/ Banori i BBV shpërthen ndaj Erjolës! Moderatorja: Mos më thuaj e poshtër

May 10, 2024 | 13:37
SHPËRNDAJE

Moderatorja Erjola Doçi dhe Graciano Tagani së fundmi janë përfshirë në një debat me njëri-tjetrin, ku shkak është deklarata e balerinit se Romeo Veshaj i ka shkruar mesazhe banores jashtë “BBV”.

“Unë jam bërë zi për turpin tënd”, iu drejtua Graciano, duke shtuar se Romeo Veshajt i bëjnë sytë “xixa” kur sheh moderatoren.  Ai theksoi se nëse Erjola do ti kishte dhënë një mundësi atij, dyshja do të kishin pasur më shumë kimi sesa lidhja e aktorit me Heidi Baçin.

Por banorja mohoi sërish deklaratat e tij, ndërsa balerini shtoi: “Ke mashtruar për mesazhet. U bëre mashtruese, u bëre delirante, të hypi vetja në qef dhe u largove nga Juli duke filluar të luash me Heidin. Fillove me skema”.

Nga ana tjetër Erjola insistoi duke thënë që mes saj e Romeos nuk ka asgjë dhe se aktori nuk i ka shkruar kur kanë qenë jashtë.

Debati:

Graciano: Unë jam bërë zi për turpin tënd

Erjola: Çfarë kam bërë për turp unë more? Turp ke bërë ti që hap akuza të tilla

Graciano: Unë që të rujata ty deri në momentin e fundit

Erjola: Çfarë ke pasur mem ruajt more? Unë si kam hyrë kujt në hak

Graciano: Për mashtrimin

Erjola: Ti ke shkuar dhe i ke thënë djalit të huaj që ti shkrihesh kur sheh këtë. E shikon ti ashtu, por nuk e shohin të tjerët

Graciano: Po atij djalit i bëjnë sytë xixa dhe ndoshta po ti kishe dhënë një mundësi ti do kishit më shumë kimi bashkë sesa me Heidin

Erjola: Mos e përsërit veten. Mos më thuaj e poshtër se unë s’të kam ofenduar. I vetmi ofendim që të kam thënë është i zi

Graciano: Ke mashtruar për mesazhe

Erjola: Më ke hyrë në hak more Graciano

Graciano: Viktimizohu

Erjola: I kam pasur luhatjet edhe më parë. I kam thyer Bleri Manes telefonin jashtë

Graciano: Ti kishe peshë në këtë shtëpiU bëre mashtruese, u bëre delirante, të hypi vetja në qef dhe u largove nga Juli duke filluar të luash me Heidin. Fillove me skema

Erjola: Çfarë skemash more? Vetëbesimin nuk ma ul kush as sot

Graciano: Mendove se ishe njëshi dhe ti pastaj më vjen dhe më mashtron

Erjola: E ka për kërcimin tonë, Ka qenë Roza këtu duke kërcyer dhe erdhi Heidi, i kam thënë do të më kapësh dorën vetëm se është Jul Deda përballë

Roza: Po

Graciano: Fare nuk më plas për mashtrimin

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura