Doganieri i dehur në timon aksidentoi për vdekje 3 persona, Gjykata vendos arrest me burg

Jul 4, 2019 | 16:23
SHPËRNDAJE

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për 47 vjeçarin Olsi Belortaja.

Ky i fundit aksidentoi për vdekje tre persona mbrëmjen e 30 qershorit ne rrugën Bilisht Kapshticë.

Belortja, agjent doganor, ka qenë i dehur dhe kjo është vërtetuar nga dy teste alkooli.

Foto ilustruese
Foto ilustruese

Në 30 qershor 2019, rreth orës 18:30, Olsi Belortaja, ishte duke qarkulluar me automjetin e tij të markës Benz me targë KO 775 0B në rrugën nacionale Kapshticë-Bilisht. Në një pjesë të kësaj rruge, konkretisht në kryqëzimin e saj me rrugën e fshatit Kapshticë ishin duke udhëtuar si këmbësorë Anjeza Gani, Valmira Çuko dhe Semi Çuko.

Në këtë vend, automjeti i drejtuar nga Olsi Belortaja ka humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorët Anjeza Gani dhe Valmira Çuko, të cilët kanë ndërruar jetë menjëherë pas aksidentit dhe ka goditur fëmijën e mitur Semi Çuko,të cilin e ka plagosur rëndë por më pas ka ndëruar jetë në një spital në Tiranë.

Menjëherë pas aksidentit Olsi Belortaja është larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas është kapur në afërsi të fshatit Zëmblak nga punonjësit e Policisë Gjyqësore

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura