“Do vijojmë diskutimet aty ku ka kontestime”/ Zgjedhjet vendore, Gjiknuri: Kandidate për Bashkinë e Durrësit do jetë Emirjana Sako

Jan 28, 2022 | 19:10
SHPËRNDAJE

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, Damian Gjiknuri ka konfirmuar kandidaturën e kryetares aktuale të Bashkisë së Durrësit, Emirjana Sako, për zgjedhjet e pjesshme vendore.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, Gjiknuri deklaroi se zgjedhja e kandidaturave është bërë përmes një konsultimi të gjerë.

Sipas tij, nëse do të ketë kontestime për një prej emrave, do të zhvillohen diskutime të mëtejshme.

“Besoj siç jeni në dijeni, Kryesia e Partisë Socialiste bëri një diskutim të thellë me kandidaturat e mundshme për bashkitë ku do zhvillohen zgjedhjet. Pas konsultimeve, për pjesën më të madhe të kandidaturave, ende ka një diskutim që do ta thotë drejtuesi politik i Fierit në lidhje me Lushnjes. Partia Socialiste konkludoi me kandidaturat, meqënëse nuk ndodhet drejtuesi politik i Durrësit, unë do të them që për Bashkinë Durrës të rikonfirmojmë si kandidate kryetaren aktuale të të Bashkisë, Emirjana Sakon. E cila për mendimin e PS-së ka bërë një punë të mirë. Pas meje, drejtuesit politik të qarqeve, Tirana për Vorën, Shkodrën dhe të tjerë, do bëjnë anonçimet përkatëse për bashkitë që mbulojnë. Kryesia e PS-së u nis nga parimet që kandidatët të jenë të pastër. Personalitete të pritshme nga qytetarët. Aty ku ka diskutime, ne do vijojmë me sondazhet në anëtarësinë për të përcaktuar kandidatin e përshtatshëm” – tha Gjiknuri.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura