“Do kalohet në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër”, habit Nard Ndoka: Vetëm nëse e vrasim, ai …

Jan 16, 2020 | 23:15
SHPËRNDAJE

“I kanë futur të dy këmbët në një këpucë”, kështu shprehet kreu i PDK-së, Nard Ndoka teksa flet për sjelljen e ndërkombëtarëve përballë kryeministrit Edi Rama.

nard ndoka

Ndoka shpreh bindjen se mënyra e vetme që Rama të ikë nga pushteti është vetëm po ta vrasësh, sepse me demonstrata dhe protesta nuk u largua.

Pjesë nga biseda në studio:   

Nard Ndoka: Do të përsëriten zgjedhjet me këtë kod që do miratojmë ne dhe do kalohet në zgjedhje të parakohshme pa Edi Ramën kryeministër. Kjo është agjenda evropiane, nëse çeton Rama do ta ketë opozitën përballë protesta, demonstrata…

Erion Kristo: Po përballë e kishte!

Nard Ndoka: Ne kemi një agjendë ndërkombëtare, vetëm nëse e vrasim Ramën, se ndryshe nuk ik prej pushtetit ai. Pra opozita bëri maksimumin e mundshëm. Ne e dimë që nuk hiqet me demonstrata, por ndërgjegjësohet, ka një reflektim ka një reagim prej qytetarëve dhe prej faktorit ndërkombëtar. I kanë futur dy këmbë në një këpucë.

Deklaratat kreu i PDK-së, Nard Ndoka i bëri në studion e emisionit “360 Gradë”, në RTV Ora.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura