Djegia e flamurit grek në Nafplios, arrestohen dy shqiptarë, dy grekë dhe një polak

Aug 5, 2015 | 18:42
SHPËRNDAJE

Policia greke e Nafplios ka arrestuar ditën e djeshme 5 të rinj për djegien demonstrative të flamurit kombëtar të Greqisë.

Vendi ku u dogj flamuri
Vendi ku u dogj flamuri

E habitshme është se mes të arrestuarve janë edhe dy grekë. Kështu, sipas raportimeve të mediave greke janë arrestuar dy 21-vjeçarë shqiptar, një 19-vjeçare greke, një 21-vjeçar grek si edhe 22-vjeçar polak.

Dyshohet se 5 të rinjtë kanë shkuar në statujën e Jani Kapodistrias në qendër të Nafplios dhe kanë djegur flamurin grek në orët e para të mëngjesit të së martës.

Sipas ligjeve në fuqi, ata rrezikojnë 18 muaj burgim secili.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura