Djegia e autobusit në Krujë, ja cilët janë heronjtë që shpëtuan jetë

May 28, 2016 | 8:23
SHPËRNDAJE

Djegia e një autobusi me qytetarë nga Vlora në Krujë ditën e sotme ka tronditur mbarë vendin. Një grua mbeti e vdekur por 29 persona arritën të shpëtonin.

kruje autobusNgjarja mund të kishte përmasa edhe më të mëdha, por falë ndërhyrjes së shpejtë të qytetarëve krutanë u shmang një tragjedi më e madhe.

Por cilët janë heronjtë e Krujës, që shpëtuan qytetarët nga Vlora. I pari është Met Bakiu, pronari i një rrobaqepësie, i cili mori një sëpatë dhe arriti të thyente xhamat e autobusit duke nxjerrë udhëtarët jashtë në kohë.

Meti madje ka marrë djegie në dorën e majtë të tij, por nuk rreshti së ndihmuari qytetarët në vështirësi.

Gjithashtu, i menjëhershëm ka qenë reagimi i skuadrës së zjarrfikësve me në krye Altin Shullazin, si edhe i personave të tjerë që dërguan në spital të lënduarit, si Gëzim Lushi, Skerd Prushi, Eri Pajtoni, Ylber Llubani, Çim Bakiu, Edi Sufa, Tan Berhami, Arbër Bera etj.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura