VIDEO- Djali tentoi t’i vetëvritej te shtëpia e vjehrrit, nëna e 31-vjeçarit mes lotësh: Nusja na e punoi pas shpine. Policisë i tha më iku gruaja

Sep 20, 2020 | 12:04
SHPËRNDAJE

Nëna e 31 vjeçarit, i cili u arrestua për disa vepra penale për shkak se kërcënoi me armë zjarri se do të vetëvritej pranë banesës së vjehrrit, thotë se djali e ka ndërmarrë një akt të tillë për shkak se gruaja kishte ikur nga shtëpia dhe kishte marrë vajzën me vete.

Ajo thotë se djali i saj ishte shqetësuar për këtë çështje, ndërsa ka pasur probleme për shkak të një aksidenti.

Jam mama e djalit, Elton Meta. Ai kaloi në depresion nga nusja, sillej shumë keq. Ajo ikën nga shtëpia dhe merr vajzën e vogël. Unë e marr në telefon dhe i them se çfarë është kjo që bëra. Ajo më tha se nuk e do më djalin.

E shihja se shkruante në telefon. I thash ik në shtëpi se Toni të do. Ajo the se ka bërë gabime dhe do që të ndahet nga djali. Edhe gjyshja tha se nuk do ta japë më atje, nuk do të qëndrojë më çupa.

Ajo i mbyllte telefonin dhe djali nuk shihte dot vajzën e vogël. Djali e ka denoncuar. Nuk e ka ndihmuar njeri dhe ai iku në mënyrë të paditur. E marrim në telefon dhe ai thotë se është në malin e Tomorit keq. I them hajde se do ta zgjidhim.

Pastaj erdhi policia në shtëpi dhe na tha se nuk e kemi mirë djalin. Djali tha se nëse nuk sheh vajzën do të vrasë veten. Ai ka bërë një aksident të rëndë. Nuk e di ku e ka gjetur armën. Nusja paftë hajër nga zanati, siç ma nxiu mua pragun e shtëpisë, kështu u bëftë!”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura