Djali i ish-deputetit feston ditëlindjen, Olta Boka zgjodhi fjalët më të ngrohta për të uruar shokun e saj të jetës

Jul 4, 2020 | 21:59
SHPËRNDAJE

Historia e kengetares Olta Boka me djalin e ish-deputetit Shezai Rrokaj, Ivin është zbuluar që në fillimet e tyre mirëpo rrallëherë këngëtarja ka preferuar të flasë për të në publik. Por, duket se gjërat do të ndryshojnë tashmë që çifti është në pritje të ëmbël të fëmijës së parë.

olta boka

Olta është në ditët e fundit të shtatzënisë dhe po pret të vijë në jetë një vajzë, ndërsa lajmin e bukur e dha dy javë më parë në rrjete sociale. Sot qe Ivi feston ditëlindjen, Olta zgjodhi fotot më të ëmbla për ta uruar në këtë ditë speciale shokun e jetës.

Me fjalë të ngrohta nga zemra, këngëtarja shprehet se s’do t’i kërkonte asgjë më shumë jetës sesa partnerin e saj.

“Gezuar ditelindjen shoku im i ngushte. S’mund t’i kerkoja me shume jetes!”, shkruan Olta ne Instagram.

olta 12 olta boka olta boka1 olta boka olta boka 6 olta-boka-i-dashuri olta-boka

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura