(VIDEO-FOTO) Dita e 24-t, shiu ndërpret protestën e banorëve të “Unazës së Re”, rinis nesër në 11

Nov 27, 2018 | 18:08
SHPËRNDAJE

UPDATE/  U desh nisja e reshjeve të shiut, që banorët e Unazës së Re të ndërprisnin protestën e tyre.

Një nga protestueset, përmes një altoparlanti, lajmëroi rinisjen e protestës nesër në orën 11, në të njëjtin vend.

***

Dita e 24-t/ Rinis me flakë protesta e banorëve të “Unazës së Re”, digjen goma në rrugë (VIDEO-FOTO)

Ka rinisur pasditen e sotme, protestat e banorëve të Unazës së Re në kryeqytet, që kundërtinë prishjen e banesave të tyre, siç e parashikon projekti për rikonstruktimin e aksit rrugor nga sheshi Shqiponja te mbikalimi.

flake

Këtë pasdite, banorët janë vendosur në zonën pranë mbikalimit, duke bllokuar të dyja anët e rrugës kryesore, e si pasojë edhe qarkullimin e mjeteve. I vetmi mjet që u lejua të kalonte, ishte një makinë e forcave zjarrfikëse.

zahk

Protestuesit kanë djegur goma në rrugë. Mes protestuesve, ishin edhe deputetë të opozitës.

Rreth 20 minuta nga nisja e protestës, nisën edhe reshjet e shiut, megjithatë kushtet atmosferike nuk e ndalën protestën e banorëve.

***

Dita e 24-t e protestës, deputeti i PD tregon denoncimin e banorëve: Natën, makina me xhama të errët…

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka, në mbështetje të banorë të “Astirit” ka lëshuar akuza të forta ndaj kryeministrit Rama dhe kreut të Bashkisë, Veliaj, që sipas tij, të pangopur për miliona, po luajnë me jetën e këtyre banorëve.

paloka

“Krimi bën kërdinë, ky ngre policinë kundër banorëve të zonës që po mbrojnë një të drejtë që jo vetëm ua jep kushtetuta, por e drejta njerëzore. Fëmijët ngelin rrugëve se ua marrin prindërit e ua cojnë në polici, kjo ndodh se një monstër që e kemi kryeministër i pangopur bashkë me velinën e bashkisë kërkojnë të fusin miliona në xhep. Ajo që ndodh ditën me policinë, është një gjë, por ajo që më thanë banorët se cfarë ndodh natën. Kriminelë ordinerë vijnë natën me makina me xhama të zinj, të maskuara dhe u bëjnë presion banorëve, kriminelë ordinerë, mesiguri janë ata që do të marrin leje për pallate nesër, kjo po ndodh këtu”- tha Paloka.

Klevis Balliu: Veliaj mashtroi, asnjë banesë nuk është shembur te Astiri

“Këta banorë nuk janë mbledhur për lëmoshën e Veliajt, por kundër një projketi korruptiv, që mbush xhepat e Ramës dhe i lë këta banorë pa shtëpi. Këto mashtrime janë të patolerueshme, ju bëj me dije se fotografia e nxjerrë nga Bashkia bën fjalë për një godinë që ndodhet në Laprakë jo në zonën e Astirit, në këtë zonë nuk është shkatërruar asnjë shtëpi dhe asnjë shtëpi nuk do të shkatërrohet.

I përshëndes këta heronj, që pavarësisht presioneve dhe dhunës kanë qëndruar si kurrë më parë, i përshendes për aktet heroike, Dorin, Iljazin, Danielin, që është dhunuar në mënyrën barbare.

Denoncoj mashtrimin e radhës për shkatërrimin e godinave të unazës dhe shpreh mbështetjen e PD që do të vazhdojnë ta kenë sa të fitojnë këtë luftë kundër banditëve”- tha deputeti i PD.

Perplasje dhe tensione 

Ka nisur serish me tensione dita e sotme te “Astiri”, aty ku banoret ndpdhen sot ne diten e 24 te protestes kunder projektit per Unazen e Re qe i nxjerr nga shtepite pa i demshperblyer me pare.

Protesta-ok-2

Qe ne oret e para te paradites se sotme, banore, te rinje, moshuar e femije jane mbledhur serish sot ne proteste.

Nderkohe qe nuk kane munguar edhe tensionet e perplasjet mes tyre dhe policise bashkiake e cila ndodhet në vend për të garantuar vazhdimin e punimeve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura