Distanca sociale në Indi, ja çfarë u ndodh atyre që e shkelin

Mar 25, 2020 | 16:06
SHPËRNDAJE

Me gjithë masat e izolimit dhe distancimit të detyrueshëm social në Indi, për shkak të numrit të madh të prekjeve nga koronavirus, shumë njerëz nuk kuptojnë se çfarë do të thotë distancim social. 

Capture

Policët në Jammu dhe Kashmir në Indi janë fotografuar ndërsa detyrojnë njerëzit që kanë shkelur rregullat e distancës minimale sociale, të qëndrojnë brenda rrathëve për të kuptuar çfarë do të thotë distancë nga njëri-tjetri.

India ka marrë masa për të mbyllur 1.3 miliardë njerëz për 21 ditë për të ulur shkallën e shpërthimit të koronavirusit. Kryeministri Narendra Modi në një fjalim televiziv tha që njerëzit nuk do të lejoheshin të linin shtëpitë e tyre për tre javë, me urdhrin që hyri në fuqi mëngjesin e së mërkurës.

Ai gjithashtu njoftoi se do të sigurohen 2 miliardë dollarë për të forcuar infrastrukturën mjekësore të Indisë dhe për të trajtuar pacientët e infektuar nga virusi.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura