Disa lëkundje tërmeti gjatë natës në Shqipëri. Mësoni epiqendrën dhe madhësinë e lëkundjes më të fortë

Dec 15, 2019 | 8:11
SHPËRNDAJE

Disa lëkundje tërmeti janë regjistruar gjatë natës që lamë pas në vendin tonë, më i madh i të cilëve ishte me magnitudë 4.5 të shkallës rihter.

termet

Lëkundjet janë ndjerë në detin Adriatik. Por, më i forti është regjistruar në zonën e Shijakut. Lëkundja e tërmetit në këtë zonë është regjistruar rreth orës 02:18 minuta me thellësi rreth 10 km.

Tërmetet e tjera të magnitudë 3.5 dhe 3.1 janë regjistruar në detin Adriatik përkatësisht rreth orës 01:46 minuta dhe rreth orës 03:49 minuta. Ky i fundit është regjistruar në të njëjtën orë kur ra tërmeti dramatik i 26 nëntorit që la pas rreth 50 të vdekur.

termet

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura