“Disa janë tërhequr përkohësisht nga vija e parë e betejës”, mjeku Kalo flet për kolegët e infektuar, ja mesazhi për qytetarët

Apr 1, 2020 | 21:08
SHPËRNDAJE

tritan kalo

Mjeku Tritan Kalo thotë se fundi i betejës me COVID-19 është ende larg, por ai sheh dritë në fund të këtij tuneli.

Në një postim në “Facebook”, mjeku Kalo ka publikuar edhe foto që tregojnë si nis e vazhdon dita për ekipin mjekësor, që po lufton në vijën e parë me virusin vdekjeprurës, ndaj ai këron vetëm bashkëpunim e mirëkuptim.

POSTIMI I PLOTE

1.04.2020…Dita e parë e nj ë muaji të ri….BETEJA ndaj COVID-19 VAZHDON dhe FUNDI i saj ENDE LARG, por ka edhe DRITË në fund të këtij tyneli….Dita fillon me takimin e mëngjesit me ekipin e rojes: Infeksionistë, Reanimatorë, Infermjerë e Staf ndihmës….Shkëmbehen mendime, eksperienca, përcaktohen platforma ndjekje për të bërë të gjithë, më të mirën e mundëshme në ndihmë të të prekurve nga Sars-Cov2/Covid-19….JEMI TË GJITHË në vijën e parë të betejës….DISA përkohësisht të tërhequr nga “linja e parë e frontit” të prekur prej këtij virusi tinzar…JANË në mjekim në kushte shtëpie apo spitali, POR pavarësisht këtyre rrethanave të përkohëshme ata/ato mbeten për çdo çast shpirtërisht pjesë e jona….PUNA NË EKIP kurdoherë ka dhënë e jep më shumë rezultate, në dallim me ndonjë protagonizmin të kërkuar ose të ofruar..…KOHA kërkon vetëm e vetëm bashkëpunim e mirëkuptim profesional…..JEMI të gjithë në të njejtën anije, e cila “lundron mes dallgëve të egra të stuhisë mbarëbotërore Covid-19”….JU LUTEM na dëgjoni dhe na respektoni…..Ju duam, po ju gjindemi dhe kurdoherë do të jemi pranë jush…..BASHKË NE DO JA DALIM pa as më të voglin dyshim!!!….MUAJ TË MBARË!!!t1 t2 t3 t4 t5

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura