“Dinamo është Milani i Shqipërisë”, shpërthen Faruk Sejdini: Në cilin vend të botës prishen fusha dhe bëhen zyra?!

Sep 20, 2020 | 22:35
SHPËRNDAJE

I ftuar në studion e emsionionit “Sport News Plus” të moderatores Daljana Sedia në televizionin “News 24”, trajneri i mirënjohur, Faruk Sejdini, nuk ka duruar, teksa ka shpërthyer, ndërkohë që presidenti Koço Kokëdhima ishte duke folur për bojkotin dhe 4 kërkesat e Ligës së Futbollit:

sEJDINI

“Z.Koço më dole atje ku s’po mbaj më. A ja mori klubin presidenti i Bjellorusisë Lukashenko klubit më të madh në vend? Dinamo është Milani i Shqipërisë. E morën klubin e nxorën në rrugë dhe asnjë nuk hapi gojë? Pse? E keqja më e madhe kush e mori. Nëna e dashur FSHF.

Ma gjeni ju këtë dhe dalim edhe te kjo. T’ia marrin Milanelon Milanit dhe ta nxjerrin përjashta. Në çfarë vendit të botës prishen fusha dhe bëhen zyra?! Janë 2 bunkera, u bë edhe një tjetër. Kush do të stërvitet atje. Ekipet e të rinjve nuk pranojnë tifoza. Shumë e drejtë është kjo që keni ju. Jam kundër bojkotit. Të gjendej një zgjidhje. Të gjithë presidentët ngaqë i fërkonte Armando Duka, asnjëri nuk u ndje”, u shpreh veç të tjerash Sejdini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura