Didi: S’di asgjë për plane vrasjesh, Doshi s’ka ardhur në zyrën time, biseda që pretendon s’është bërë

Mar 3, 2015 | 8:26
SHPËRNDAJE

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Artan Didi thotë se ai nuk është vënë në dijeni nga Tom Doshi per planin per ekzekutimin e tij.

Drejtori i Policise se Shtetit, Artan Didi

Didi në një intervistë për “Gazeta Shqiptare” ka mohuar faktin që Doshi të ketë shkuar në zyrën e tij dhe të jetë bërë një bisedë në qendër të së cilës ishte ekzekutimi i deputetit të përjashtuar një ditë më parë nga PS-ja. 

“Unë di të them se, nëse deputeti Tom Doshi ka fakte, le të dalë dhe t’i thotë. Nëse ai thotë se ka fakte, prova që vërtetojnë se ndaj tij është menduar që të kryhej një atentat, atëherë deputeti duhet të deklarojë se çfarë provash ka”- ka thene Didi, duke theksuar se Doshi nuk ka shkuar asnjehere në zyrën e tij dhe biseda per te cilen flet deputeti nuk ka ndodhur. 

Vete deputeti Doshi ka thene gjate deklarates se dhene nje dite me pare se vetë personi që ka marrë porosinë për të kryer ekzekutimin e tij ka qenë në zyrën e Didit dhe ka rrëfyer për porosinë që ka marrë. 

“E përsëris edhe njëherë: në zyrën time nuk ka ardhur as Tom Doshi dhe asnjë njeri tjetër që të më tregojë për një porosi të tillë. Një bisedë për vrasjen e Doshit në zyrën time nuk është bërë asnjëherë dhe unë nuk kam pasur dijeni për një bisedë të tillë”- ka thene Didi. 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura