“Diçka më të keqe nuk ka”, këngëtari shqiptar lë nam, shkon në dasmën e gabuar

Sep 24, 2018 | 13:55
SHPËRNDAJE

Këngëtari i njohur dhe shumë i dashur për publikun shqiptar, Sabri Fejzullahi, ka treguar një ngjarje të sikletshme që i ka ndodhur së fundmi gjatë një dasme.

sabri

Sabriu ka qenë i ftuar në emisionin “Mirage”, ku gjatë intervistës tregon gjatë verës ka qenë i ftuar nëpër dasma për t’i bërë surprizë çiftit. Por një herë ai kishte shkuar në vendin ku do të performonte. Sabriu kishte pritur jashtë në parking për telefonatën që do ta lajmëronte të futej në sallë.

Mirëpo, kur është futur në sallë për të kënduar, ai ka parë se kishte ngatërruar dasmë.

“Diçka më të keqe nuk ka”- u shpreh ai.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura