Dhunimi i 3-vjeçarit, reagon Nikolla: Anjeza të marrë dënimin e merituar

Jun 21, 2016 | 12:17
SHPËRNDAJE

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka folur për herë të parë për rastin e dhunimit të femijës 3-vjeçar në një kopsht privat nga ish-gazetarja Anjeza Shabani (Husha), administratore e kopështit.

Nikolla, pasi dënoi rastin u bëri thirrje prindërve që të mos i dërgojnë fëmijët në kopshte të palicencuara apo në kopshte informale që nuk zbatojnë kriteret. Ajo tha se kopshti ne fjale ka qene i palicencuar.

“Është një rast i paprecedentë dhe Anjeza Shabani duhet të marrë dënimin e merituar”, tha Nikolla.

“U bëj thirrje të gjithë aktorëve që të denoncojnë raste të tilla nëse ka. Gjithashtu, u bëj thirrje edhe prindërve që të kenë kujdes se ku i dërgojnë fëmijët.

Ne inspektime kemi kryer, por ka edhe shumë kopshte informale të fshehura në apartamente pallatesh të cilat nuk mund t’i identifikojmë të gjithë, ndaj duhet ndihma edhe e juaj si media”, tha Nikolla.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura