“Dhunë” seksuale e drogë në skenën e Teatrit Kombëtar

Jun 26, 2015 | 14:38
SHPËRNDAJE

Qendrat tregtare janë kthyer në katedralet e konsumizmit perëndimor. Këtë ide të dramaturgut Mark Ravenhill e ka huazuar regjisori kosovar Fatos Berisha, i cili sjell në Tiranë shfaqjen “Shopping and fucking”. Një vepër provokative që flet për seksin, dhunën seksuale, drogën, homofobinë dhe konsumizmin, pre e së cilës ka rënë edhe shoqëria shqiptare. I ndërgjegjshëm për fjalorin e vrazhdë, të drejtpërdrejtë, dhunën, Berisha thotë se është koha për shfaqje “brutale dhe provokative”. Për herë të parë regjisori Berisha ra në kontakt me veprën e Ravenhill në vitin 2000 dhe pas 15 vjetësh arriti ta ngjisë atë, fillimisht në skenën e Prishtinës, Beogradit e tashmë edhe në Tiranë, në Teatrin Kombëtar. “Mendoj se teatri ende ka potencialin e hapjes së debatit dhe temave tabu. Fundja, gjatë historisë teatri nuk ishte vetëm për zbavitje, por ka ngritur edhe çështje sociale. Mendoj se nuk është koha për tregime të buta dhe romantike. Është koha për shfaqje brutale, provokative dhe, pse jo, me humor të zi. Histori bashkëkohore, të vërteta, për njerëz të vërtetë.

Tregime për moralin, në kohët amorale”, është shprehur Berisha. Shfaqja “Shopping and fucking” e Teatrit Urban dhe Teatrit Kombëtar të Kosovës vihet në skenë për herë të parë në gjuhën shqipe. Kjo vepër vjen në Tiranë si pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor dhe artistik ShqipëriKosovë dhe mbyll sezonin artistik të Teatrit Kombëtar. “Jam i gëzuar që Teatri Kombëtar do ta mbyllë plotë- sisht sezonin e tij, jo vetëm shfaqjet e produksionit të Teatrit Kombëtar, por gjithë kalendarin e vet vjetor me një shfaqje të regjisorit të mirënjohur kosovar Fatos Berisha, ‘Shoppping and Fucking’. Titullin e ka pak problematik…”, tha Çuli, duke mos e fshehur “merakun” për efektin që do të ketë ai në publik. Sipas tij, “Shopping e fucking” vjen në Tiranë pas disa shkëmbimesh mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e teatrit, pas shfaqjes së “Vrasjes së Maratit” në Prishtinë dhe kthimit të vizitës së “Pjatës prej druri”.

PROVOKIMI

“Shopping and fucking” vjen vetëm për një natë në Tiranë dhe fton publikun në një debat të hapur. “Kjo shfaqje është një kritikë e rëndë për civilizimin modern, për kapitalizmin liberal, pre e së cilës kanë rënë edhe shoqëritë tona në Kosovë dhe në Shqipëri”, u shpreh dje në një konferencë për shtyp regjisori Fatos Berisha. Sipas tij, teatri ende ka potencialin e hapjes së debatit dhe temave tabu. Për të nuk është koha e romancave, por të thënët e gjërave troç, pse jo edhe në mënyrë brutale. Është koha për histori të vërteta. “Shfaqja vjen në Tiranë pas një prezantimi në Beograd në Festivalin ‘Mirdita, Dobar Dan’ dhe jam i gë- zuar që arritëm ta sjellim edhe këtu në këtë sezon. Ne po sjellim një tekst kontrovers, një ndër më kontroversët europianë. Është një shfaqje që nxit debate; një tekst që nxit debate kudo që shfaqet.

Ne e kemi vënë në skenë në Kosovë. Është hera e parë që ky tekst dhe ky autor vihet në gjuhën shqipe. Edhe pse në vetvete përmban shprehje eksplicite, është një dramë urbane, kontemporane, e cila flet për shoqërinë moderne, civilizimin modern perëndimor, europian. Është një kritikë shumë e rëndë për civilizimin modern, për kohën e konsumizmit, në të cilin fatkeqësisht edhe shoqëritë tona shqiptare jemi futur. Madje, shoqëritë tona e përjetojnë edhe më ashpër futjen në këtë kapitalizmin liberal, me të cilin ky tekst merret”, tha regjisori Berisha.

“Mendoj se teatri ende ka potencialin e hapjes së debatit dhe temave tabu. Fundja, gjatë historisë teatri nuk ishte vetëm për zbavitje, por ka ngritur edhe çështje sociale. Mendoj se nuk është koha për tregime të buta dhe romantike. Është koha për shfaqje brutale, provokative dhe, pse jo, me humor të zi. Histori bashkëkohore, të vërteta, për njerëz të vërtetë. Tregime për moralin, në kohët amorale”, është shprehur Berisha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura