Dhuna e serbëve në Veri, reagon Stresi: Le të vijnë k***at se gati na kanë! Për besë jam i pari prej Tirane që me shok e miq jemi për në Kosovë

May 30, 2023 | 21:05
SHPËRNDAJE

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur edhe si Stresi, është shprehur i gatshëm për të shkuar në Kosovë, pas tensioneve të ditëve të fundit në Veri nga serbët.

stresi-2

Përmes një Instastory Stresi ka bërë me dije se nëse nis një konflikt, ai është i pari që me shok e me miq janë të gatshëm të shkojnë e të ndihmojnë në Kosovë.

Këto deklarata të Stresit vijnë në një kohë që disa media kanë shkruar se eksponentë të grupit mercenar rus, Wagner, janë nisur për në Kosovë, për të luftuar krahë serbëve, megjithëse këto pretendime janë ende të paverifikuara.

“Le të vinë k*rvat se gati na kanë. I pari prej Tirane me shokë e me miq jemi për Kosovë. Besa-besë”, ka shkruar Stresi në “InstaStoryn” e publikuar ditën e sotme.

Kujtojmë se situata në veri të Kosovës ka qenë vërtetë e tensionuar gjatë dy ditëve të fundit, pas protestave të dhunshme të serbëve atje, ku kanë mbetur të plagosur edhe shumë trupa të KFOR-it.

350328034_3523188528004221_4699480242005863080_n

 

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura