“Dhjetëra mijëra viktima’, testet bërthamore të Kim Jong provokojnë shpërthimin e një vullkani të madh

Sep 19, 2017 | 16:40
SHPËRNDAJE

Testet e raketave bërthamore nga Koreja e Veriut kanë shkaktuar një tjetër frikë. Frika e një shpërthimi vullkani i cili është grumbulluar që prej vitit 1903.

North-Korea-war-645983

Shqetësimi u bë publik nga Bruce Bennett një analiste e mbrojtjes së lartë e cila në një intervistë të dhënë për CCN tha se përkohësisht është mbyllur Parku Kombëtar Paekut  i shtrirë në kufijtë e Koresë së Veriut dhe Kinës.

“Kjo u bë për t’u mbrojtur nga një shpërthim vullkani i cili qëndron i fshehur në 9 mijë metra lartësi. Ky vullkan është ‘provokuar’ nga lëkundje të shkaktuara nga testimet e raketave të lëshuara nga Kim Jong Un”, tha ajo.

Testet bërthamore të kryera nga Koreja e Veriut kanë shkaktuar dridhje të vogla në Rezervën Kombëtare Natyrore të Changbaishan prej 70 kilometrash, shtoi më tej Bennett.

“Zyrtarët po hetojne tërësisht sigurine e zonës turistike. Zona do të mbetet e mbyllur për publikun derisa rreziqet e mundshme të zhduken”, shtoi më tej.

“Ky mund të jetë një shpërthim absolutisht i madh, duke vrarë mijëra njerëz, nëse jo dhjetëra mijëra koreanë dhe koreanë të veriut,” tha për CNN Bruce Bennett, një analist i lartë i mbrojtjes.

“Kinezët prej vitesh kanë qenë të shqetësuar se ai (Kim Jong Un) do të shkaktojë shpërthimin e një vullkani”.

Rreth 1.6 milionë njerëz jetojnë brenda 62 miljeve të vullkanit, sipas Programit Smithsonian’s Global Volcanism.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura