Dhjetë viktima nga zjarri në spitalin Covid në Tetovë/ Ministri i Shëndetësisë: Numri mund të rritet. Ka pasur gabime gjatë ndërtimit

Sep 9, 2021 | 7:50
SHPËRNDAJE

Dhjetë persona kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit në spitalin Covid në Tetovë të Maqedonisë së Veriut. Lajmin e ka konfirmuar ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Megjithatë ai nuk përjashton mundësinë që numri i viktimave të rritet.

“Në Tetovë ka ndodhur një fatkeqësi që ka marrë shumë jetë. Për momentin janë konfirmuar dhjetë të vdekur nga zjarri, por numri mund të rritet”, ka shkruar mes tjerash Filipçe në Twitter.

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se zjarri shpërtheu në spitalin modular në Tetovë, për të cilin në mesin e muajit prill është raportuar se janë konfirmuar gabime gjatë ndërtimit.

Për ngjarjen kanë shprehur ngushëllime edhe Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta dhe kreu i Partise Demorkatike, Lulzim Basha.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura