Detajet/ Ushtarakut iu vendos tritol, pasi i vëllai grabiti të moshuarit në Tepelenë

Dec 9, 2015 | 15:34
SHPËRNDAJE

Hetimet për shpërthimin në makinën e oficerit të policisë ushtarake Elton Imeri në Kombinat përqendrohen në pistën e hakmarrjes.

Kjo pasi nga verifikimet e Prokurorisë e Policisë, ka rezultuar se në muajin Korrik të këtij viti, vëllait të oficerit, shtetasit Ervis Imeri, i kanë vendosur tritol poshtë makinës ‘Fiat’ në të njëjtën mënyrë në Tiranë.

ushtaraku-ervisimeri

Dyshohet se pasi kanë dështuar me atentatin ndaj Ervis Imerit, i cili e zbuloi bombën nën makinën e tij, autorët e ngjarjeve kanë dashur të hakmerren ndaj ushtarakut Elton Imeri, duke u vendosur bombën nën makinën ‘Golf 4’.

Sipas prokurorisë, poshtë makinës së Elton Imerit në qendër të Kombinatit, ishin vendosur 400 gramë tritol.

Vëllai ushtarakut shtetasi Ervis Imeri, është i dyshuar se në 31 Mars, natën, në lagjen “Demokracia” në Tepelenë, bashkë me tre persona të maskuar e të armatosur, me armë dhe me dhunë grabitën shtëpinë e të moshuarit Naim Çiça.

Për shkak të asaj dhune, i zoti i shtëpisë dhe e shoqja e tij, të dy të moshuar u desh të qëndronin disa javë në spital nga dëmtimet e marra.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura