Gomonia me kanabis në Vlorë, kapet 1.7 tonë drogë. Trafikantët ia mbathin

Jan 24, 2018 | 9:59
SHPËRNDAJE

Polica e Vlorës ka sekuestruar mbrëmjen e djeshme një gomone të ngarkuar me drogë dhe gati për transport.

Po ashtu nga njoftim i policisë bëhet me dije se nuk ka asnjë të arrestuar, por operacioni vazhdon.

Sot Policia e ka konfirmuar se në mjetin e lundrimit u kapën 1.7 tonë kanabis sativa.

Gomonia eshte pikasur rreth 17 milje larg bregut, raporton korespondenti i “Panorama” ne Vlore.

“Panorama” mëson se skafistët janë larguar nga gomonia 8 metra e gjatë, pasi ajo pësoi avari.

gomonia_2-750x445

Njoftimi i policisë

Kapet një gomone e ngarkuar me kanabis; policia në kërkim të trafikantëve.

D.V.P.Vlorë në bashkëpunim me Policinë Kufitare, Delta Forcë, QNOD dhe Guardia di Finanza vijojnë kontrollet për parandalimin e trafikimit të narkotikëve përtej kufirit.

Gjatë kryerjes së këtyre kontrolleve, ditën e sotme, disa milje larg ujrave ndërkufitare u konstatua një gomone rreth 8 m e gjatë me sasi të konsiderueshme kanabisi. Gomonia ishte në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara për lëvizjen e saj në det.

Shërbimet policore po transportojnë lëndën narkotike pranë ambienteve të saj, për të bërë peshimin e saj.

Gjithashtu po vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre penale.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura