MASAKRA TE SHKENCAT/ Besnik Sulku dhe italiani lëvizën me motor. Policia: E ndoqën Lufin disa ditë

May 28, 2015 | 11:16
SHPËRNDAJE

Policia ka bërë të ditur detaje të tjera nga vrasja e trefishtë që tronditi dje Tiranën.

Foto nga vendi i ngjarjes

Uniformat blu bëjnë të ditur se kanë gjetur pistoletën e tretë që është përdorur nga Besnik Sulku në vrasje.

Në të njëjtën kohë është mësuar që Sulku, i cili mbeti i vrarë, dhe shtetasi italian lëvizën me motor përpara se të kryenin atentatin.

“Pas nje pune intensive Policia e Tiranes ka bërë të mundur zbulimin e mekanizmit të ngjarjes si edhe gjetjen e provave te cilat implikojne shtetasin Italian,  Letizia Salvatore, 34 vjec. Në cilësinë e proves materiale u gjet dhe sekuestrua edhe arma e 3 (trete) e krimit, pistolete tip Glock 17 si edhe motorri tip Skuter i përdorur nga atentatoret B. Sulku i cili ndërroi jetë nga plumbat e shtetasit Markeljan Doci, si edhe shtetasit tjeter italian i cili ndodhet ne mjediset e Drejtorise se Tiranes ku po punohet lidhur me provat e gjetura”, bën të ditur policia.

Uniformat blu bejne e ditur gjithashtu se Sulku dhe shtetasi italian i kane ndjekur per disa dite Lufin dhe Goxhajn.  

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura