DETAJET/ Anjeza Shabani e dhunoi për dy orë trevjeçarin në kopsht

Jun 21, 2016 | 15:20
SHPËRNDAJE

“Panorama Online” mëson detaje të tjera nga skandali i dhunimit të fëmijës trevjeçar në kopshtin privat “Diren”.

video-7Burime të “Panoramës” brenda televizionit që siguroi pamjet, thonë se edukatorja-pronare e kopshtit, Anjeza Shabani (Husha) e ka dhunuar për dy orë rresht fëmijën trevjeçar.

Nuk bëhet fjalë vetëm për dhunë fizike, por edhe psikologjike. Kamera e fshehtë ka xhiruar për më shumë se gjashtë orë në kopshtin në fjalë, ndërsa nga këto 6 orë regjistrime dy orë ishin të mbushura me dhunë verbale, psikologjike dhe fizike.

Policia ka arrestuar dje administratoren Shabani, e cila ka qenë edhe moderatore e një emisioni investigativ. Videoja ka tronditur mbarë opinionin publik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura