Destinacionet europiane me numrin më të lartë të turistëve

Aug 10, 2017 | 11:37
SHPËRNDAJE

Cilat janë destinacionet që zgjedhin europianët për të kaluar pushimet e tyre? Edhe pse shumë do të mendonin që ata largohen nga kontinenti i tyre për të ekspoluar vende të tjera, në të vërtetë ndodh e kundërta sepse pjesa më e madhe e europianëve nuk duan që të shkojnë në destinacione që janë shumë larg vendit të tyre, prandaj edhe të dhënat tregojnë se numrin më të lartë të turistëve e shënojnë pikërisht banorët e këtij kontinenti.

barcelona1

Dhe padyshim që numrin më të madh të turistëve do ta kenë destinacione të tilla si ishujt Kanarie, Parisi me rrethinat e tij, dhe Spanja me disa prej qyteteve të saj më të bukura.

Sipas agjencisë së statistikave, afërsisht 90 për qind e të gjithë të dhënave të regjistruara në destinacionet turistike në Europë në 2015, ishin nga rezidentë të po këtij kontintenti.

Spanja, Italia dhe Franca janë destinacionet me të vizituara, secila me atraksionet e veta turistike që tërheqin një numër tejet të lartë vizitorëve.graf_night-spent-by-tourists

Turistët shpenzuan një total prej 94 milionë netësh në 2015 në ishujt Kanarie të Spanjës, duke përfshirë këtu gjithashtu edhe Fuerteventurën, Lanzaroten, Tenerifet dhe Gran Canarian. Katalonia regjistroi rreth 75.5 milionë netë të shpenzuara nga turistët, ndërsa në Majorka dhe Ibiza po në të nejtën periudhë u shpenzuan rreth 65.2 milionë netë.

Në Paris të Francës u shpenzuan nga turistët rreth 76.8 milionë netë, ndërsa në Côte d’Azur rreth 54.6 milionë netë.

Të dalësh jashtë Europës

Ndërsa për të gjithë ata europianë që vendosën që pushimet e tyre t’i kalonin jashtë kontinentit të tyre, destinacionet më të preferuara ishin Amerika dhe Turqia, me rreth 13.8 për qind dhe 10.4 për qind netësh të shepnzuara nga turistët në secilin prej këtyre shteteve.

tab_30-vendet-me-nr-me-te-larte-te-turisteve

Në 2015, angelzët dhe estonianët kaluan më shumë se një të katërtën e pushimeve të tyre jashtë BE-së. Ndërsa belgët, kroatët, lituanezët dhe asustriakët, një në pesë ditë e kaluan jashtë Europës.

Mesatarisht rreth 15.4 për qind e të gjitha netëve të shpenzuara nga rezidentët europianë ishin jashtë kontinetit të tyre.

Europianët shpenzuan mesatarisht 85 Euro (100 dollarë) në natë në një tjetër qytet turistik europian, duke filluar nga Sllovakia me 46 Euro e deri në Estoni me 129 Euro.

Por 4 nga 10 europianë nuk shkuan fare me pushime. Gjysma e atyre që nuk patën mundësi të shkonin me pushime u shprehën se shkaku kryesor ishte mungesa e mundësive financiare.

Monitor

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura