Komisioni Hetimor i TIMS, Salianji zbulon institucionet që nuk u janë përgjigjur kërkesave për informacion, ironizon Kryeministrinë: Janë të zënë, po mbyllin punët me Italinë

Apr 29, 2024 | 13:29
SHPËRNDAJE

Kryetari i Komisionit Hetimor për trajtimin e të dhënave të TIMS, Ervin Salianji, në nisje të mbledhjes së ditës së sotme (29 prill), ka zbuluar institucionet që i janë përgjigjur kërkesave për informacion.

SALIANJI

Salianji tha se të gjitha institucionet i janë përgjigjur kërkesave, përveç Ministrisë së Brendshme, Prokurorisë së Tiranës dhe Kryeministrisë. Për këtë të fundit, deputeti demokrat ironizoi duke thënë se kryeministri Rama dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, Engjëll Agaçi, janë të zënë me çështjen e Italisë.

Gjithashtu Salianji u ndal dhe te përgjigja e Shërbimi Informativ i Shtetit, duke thënë se përgjigja e tyre ishte tallëse ndaj komisionit dhe publikut.

Salianji:“Data fundore në të cilën të kthenin përgjigjen institucionet të cilave u janë dërguar kërkesat për informacion, ishte 25 prill 2024. Nga të dhënat që na kanë ardhur, ka sjellë përgjigje SPAK.

Sot në tejkalim të afateve, më vjen keq që një institucion si Policia e Shtetit, tejkalon afatet ligjore të kthimit të përgjigjeve, është depozituar sot në protokoll. Ka sjellë përgjigje Autoriteti Kombëtar për Sigurinë e Informacionit të Klasifikuar, Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe AMP.

Në tejkalim të afateve ligjore dhe në shkelje të ligjit, nuk është përgjigjur Kryeministria, mbase ka patur punë Sekretari i Përgjithshëm dhe Kryeministri të mbyllin punët me Italinë, pastaj të merren me çështjet e ligjit në Shqipëri. Ministria e Brendshme dhe Prokuroria e Tiranës.  Ka kthyer përgjigje dhe SHISH dhe do ju lutesha kolegëve dhe ekspertëve, duke qenë se një pjesë e dokumenteve që do të shqyrtohen do të jenë sekret hetimor, të plotësojnë formularët për t’u pajisur me certifikatë sigurie për të qenë plotësisht në rregull me ligjin.

Më vjen shumë keq që SHISH përdoret dhe sjell përgjigje për t’u tall me komisionin, me publikun dhe taksapaguesit ”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura