Dëshmia/ “S’doja ta vrisja, më ka kërcënuar me jetë”- Vrau mikun e tij për prishjen e pazareve të drogës, del në gjykatë 45-vjeçari shqiptar i veshur me antiplumb

Jul 15, 2023 | 11:16
SHPËRNDAJE

Ka dalë para gjykatës 45-vjeçari shqiptar i cili vrau me 3 plumba mikun e tij, Shpëtim Bajrami në afërsi të një karburanti në Selanik mesditën e së enjtes (13 korrik).

shqiptar vrasje selanik

Ndaj tij është ngritur akuza për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

“Kohët e fundit kam marrë kërcënime serioze për jetën nga viktima. Ka pasur dy incidente të dhunshme ndaj meje nga viktima dhe jashtë karburantit jam sulmuar sërish nga ai”, ka thënë 45-vjeçari.

Autori i dyshuar i krimit ka hematoma dhe të nxira në kokë nga goditjet e viktimës me një send teksa 45-vjeçari qëndronte brenda automjetit para se ta qëllonte për vdekje Shpëtim Bajramin.

Ndaj është kërkuar ekspertiza për hematomat që ka në kokë.

Ngjarja e përgjakshme ka ndodhur në orën 12.35 të së enjtes jashtë një karburanti në rrugën Solonos 51.

Viktima dhe 45-vjeçari, me precedentë penalë, njiheshin me njëri-tjetrin dhe ishin ulur së bashku në një lokal pak para krimit. Ata janë konfliktuar në lokal dhe më pas janë larguar me makinat e tyre.

Sapo 50-vjeçari ka ndaluar makinën në pikën e karburantit, autori e ka ndjekur me automjetin e zi që drejtonte dhe është ndalur djathtas pranë tij, pa dalë jashtë.

Dy burrat filluan të debatonin dhe viktima iu afrua vrasësit të tij.

Shpëtim Bajrami e goditi me një send që mbante në dorë autorin nga dritarja e pasagjerit dhe ky i fundit iu përgjigj duke e qëlluar për vdekje.

Dyshohet se shkak i ngjarjes janë prishja e pazareve të drogës mes tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura