Deputeti i PD sulmon Mogerinin: O pika që nuk u bie si tufë e internacionales sorrosiane

Apr 18, 2018 | 23:07
SHPËRNDAJE

Teksa Shefja e Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini uroi sot Shqipërinë për raportin dhe sinjalizoi çeljen e negociatave.

Veç të tjerësh në skenë ka dalë deputeti demokrat Myslym Murrizi i cili ka sulmuar ambasadoren Romana Vlahutin dhe diplomaten e lartë Mogherini.

“Eshte rekomanduar nga KE hapja e negociatave qe nese punet ecin mire do na duhen 5-10 vjet per antaresim, dhe nje TUFE, komunistesh EUROPIAN nxitojne te ferkojne qeverine. E pse??? Se te gjitha te parat jane bere nga Partia Demokratike, ndersa rekomandimi per hapjen e negociatave eshte bere sot kur qeverisin komunistet”, shkruan ndër të tjera Murrizi.

mogerini

Statusi i plotë 

Gjetem belane nuk hapim dot asnje kanal televizioni se na del halle Mogherini duke dhene lajmet dhe e bija e tetos Vllahutina sikur ka zevendesuar Ismail Qemalin kur shpalli pavarsine.

Ne dhjetor 1990 permbysem diktaturen.

Ne vitin 1995 u pranuam ne Keshille te Europes.

Ne vitin 2008 u antaresuam ne NATO.

Ne vitin 2010 u hoqen vizat dhe fituam dinjitetin e te mos ndejur me jave te tera ne radhe para kangjellave te ambasadave.

Dhe ne asnje rast nuk lajthitem ne ekstaze “ fitorje”.

Eshte rekomanduar nga KE hapja e negociatave qe nese punet ecin mire do na duhen 5-10 vjet per antaresim, dhe nje TUFE, komunistesh EUROPIAN nxitojne te ferkojne qeverine.

E pse???

Se te gjitha te parat jane bere nga Partia Demokratike, ndersa rekomandimi per hapjen e negociatave eshte bere sot kur qeverisin komunistet.

O pika qe nuk u bie si tufe e internacionales sorrosiane!!!

Rekomandimi per hapje negociatash ne gjuhen
“ fshatare” do te thote PARJE.

Pastaj vjen PELQIMI.

Pastaj pihen kafet.

Pastaj behet fejesa.

Dhe ne fund eshte DASMA.

Pra pak me avash bre bura se ka pune puna per te ardhur deri tek “ FESTA”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura