Deputeti dhe kryetarja e komisionit të Shëndetësisë në Kosovë dalin pozitivë me koronavirus, ja gjendja e tyre

Jul 13, 2020 | 15:47
SHPËRNDAJE

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Abelard Tahiri rezulton i prekur nga koronavirusi. Lajmin e ka dhënë vetë deputeti i PDK-së përmes rrjeteve sociale ku shkruan se edhe pse është përpjekur që të tregohet i kujdesshëm, ai është infektuar.

dep

Sipas deputetit, përveç simptomave të zakonshme, nuk ka ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit.

“Përkundër faktit se jam përpjekur të jem i kujdesshëm, duke mos anashkaluar rekomandimet, dua t’ju njoftoj se pas testimit për COVID-19, kam rezultuar pozitiv. Aktualisht, jam mirë dhe përveç simptomave të zakonshme, nuk kam ndonjë vështirësi të theksuar në përballimin e virusit. Gjatë kësaj periudhe të vetë-izolimit, do t’u përmbahem rekomandimeve të OBSH-së dhe mjekëve tanë. Ju ftoj edhe juve t’u përmbaheni rekomandimeve për ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit tuaj dhe njerëzve të afërt në këtë periudhë aspak të lehtë në të cilën po kalojmë si vend.”, shkruan Abelard Tahiri.

Sakaq, edhe kryetarja e Komisionit për Shëndetësi në Kosovë ka rezultuar pozitive me Covid-19.

Albena Reshitaj shkruan ne rrjetin social Facebook se prej fundjaves kanë nisur që t’i shfaqen simptomat e Covid-19 dhe për këtë arsye i është nënshtruar testit.

Postimi i Albena Reshitaj:

Të nderuar qytetarë, miq e kolegë,

Që nga fillimi i Pandemisë jam përpjekur të zbatoj masat e rekomanduara nga institucionet shëndetësore dhe vazhdimisht kam bërë ftesë për zbatimin e tyre.

Pas seancës së ditës së Premte, konkretisht prej të Shtunës së këtij vikendi kanë filluar të më shfaqen disa simptoma që lidhen me infeksionin me Covid-19 dhe pastaj iu kam nënshtruar testit ku kam rezultuar pozitiv.

Deri në testimin tjetër pas një kohe të përcaktuar sipas protokollit unë do të qëndroj e izoluar në shtēpi.

Dua edhe një herë ti bëjë ftesë të gjitha institucioneve të vendit që të rrisin përkushtimin në respektimin e masave mbrojtëse, të ndalohen të gjitha ngjarjet dhe aktivitetet aty ku nuk ka kushte dhe ku nuk respektohen masat e rekomanduara nga IKSHPK.

Të rritet përkushtimi dhe disiplina sa nuk është bërë tepër vonë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura