Denoncoi mësuesin për ngacmim, nxënësja: Më puthte në buzë dhe…

May 10, 2017 | 11:00
SHPËRNDAJE

Tronditëse ka qenë dëshmia e një 14-vjeçareje, e cila ka rrëfyer se prej kohësh abuzohej me veprime të turpshme nga mësuesi i saj kujdestar.

policia-e-shtetit-800x447_1

“BalkanWeb” ka arritur të sigurojë dëshminë e të miturës, nxënëse në klasën e shtatë në një shkollë 9-vjeçare në Kashar të Tiranës. Ishin pikërisht prindërit e vajzës ata kanë kallëzuar mësuesin 64-vjeçar në polici, ku këta të fundit bënë të mundur dhe arrestimin e tij.

Në prani të psikologut, vajza treguar se mësuesi i Matematikes, shtetasi Hasan M, që ishte dhe mësuesi kujdestar i saj e mbante në klasë dhe kryente veprime të turpshme me të. Ajo ka rrëfyer më tej, duke shtuar se mësuesi e puthte dhe e prekte në zona intime. Sipas saj veprimet bëheshin edhe në korridore apo ambiente të tjera të shkollës.

Ndërkohë, gjatë marrjes në pyetje, mësuesi ka mohuar kategorikisht akuzat që rëndojnë ndaj tij. Ai pohoi se me vajzën ka pasur një raport korrekt mësues-nxënës. Sakaq, Komisariati nr.6 po merr në pyetje dhe stafin e mësuesve të kësaj shkolle si dhe nxënës të klasës ku mësonte dhe vajza 14-vjeçare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura