Denoncimi/ Struktura e mbrojtjes së votës së PD bllokon një automjet! Ja çfarë u zbulua në makinën e zyrtarëve të PS (EMRAT)

Apr 24, 2021 | 10:13
SHPËRNDAJE

Struktura e mbrojtjes së votës së Partisë Demokratike ka ndaluar tre automjete të njësisë administrative Vreshtas me rreth 7 punonjës të kësaj njësie.

Në denoncimin që ka bërë kandidati i PD, Edmond Spaho thuhet se dy nga makinat, të drejtuara nga Soni Laraku dhe Andi Zaqellari janë larguar me forcë, ndërsa makina e tretë e drejtuar nga administratori i Njësisë Administrative Vreshtas Çezar Bezati dhe shoqerues Gerti Tabaku, u bllokua.

Sipas PD, në terren se bashku me ta ishte edhe kryetari i PS të fshatit Podgorie dhe njëkohësisht zyrtar i Tatimeve Korçë, Izmi Çoçka.

“Pasi u njoftua Policia, mberriten forcat e rendit, të cilët ushtruan presion për lirimin e rrugës dhe të makinës se bllokuar. Sipas PD, me insistimin e përfaqësuesve te opozitës u kërkua që makina te kontrollohej dhe kjo u arrit ne orët e para të mëngjesit të ditës së sotme”, tha Edmond Spaho në një deklarate.

ÇFARË U GJET NË MAKINË

Lista e zgjedhësve te fshatit Podgorie

Listë e patronazhit te fshatit Podgorie me patronazhist administratorin Çezar Bezati,

Liste e shkruar me dore me emra banoresh të këtij fshati, të cilën policia refuzoi ta beje publike.

“Pas shoqërimit të makinës se administratorit në Drejtorinë e Policisë Korçë dhe pyetjes se administratorit dhe dëshmitareve okulare, Drejtoria e Policisë vendosi të lirojë administratorin Çezar Bezati dhe shoqëruesin e tij Gerti Tabaku si dhe te ndaloje per bllokim rruge tre simpatizante te PD, Ahmet Goroveci, Endrison Dushku dhe Fatjon Dushku, vellezer”, tha Spaho.

Po ashtu kandidati për deputet i PD, Edmond Spaho i bëri thirrje të gjithë anëtareve dhe simpatizantëve te PD qe te vazhdojnë të qëndrojnë dhe mbrojne me cdo mjet vullnetin e qytetareve per ndryshim nga shitblerja e votes.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura