Denoncimi i prindërve/ Mësuesi i dehur dhunon 12 nxënësit e fillores

Mar 10, 2016 | 12:26
SHPËRNDAJE

Mësuesi i një shkolle 9-vjeçare në Gollobordë, Adil Muça, ka ushtruar dhunë ndaj nxënësve të fillores, duke rrahur paq 12 prej tyre.

Sipas burimeve të “Panorama”, ngjarja ka ndodhur javën e kaluar, kur thuhet se ai ka qenë i dehur kur ka shkuar për të dhënë mësim.

dhunaSipas informacioneve, kanë qenë vetë prindërit e nxënësve ata që kanë bërë denoncimin në polici, e cila nisi menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes.

Sakaq, sapo u njohën me rastin, përfaqësues të Drejtorisë Arsimore Bulqizë shkuan për inspektim në shkollën në fjalë ndërsa mësuesi u pushua nga detyra.

Drini Gjeci, drejtori i arsimit për qarkun, ka thënë se të premten e kaluar është evidentuar ngjarja, kur mësuesi ka shkuar i dehur në shkollën fillore, edhe i ka rrahur me rradhë të gjithë.

 

Jo zyrtarisht thuhet se një fëmijë ka shkuar edhe në spital për të marrë ndihmën mjekësore, por kjo gjë nuk konfirmohet nga autoritetet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura