Del emri, kush është viktima që u ekzekutua me dy plumba në kokë

May 1, 2016 | 23:00
SHPËRNDAJE

Elton Çica është viktima e ekzekutuar me armë zjarri sot në mbrëmje në kryeqytet. Rreth 36-vjeç, i riu është qëlluar me dy plumba në kokë brenda një lokali pranë stadiumit ‘Selman Stermasi’ nga një person ende i paidentifikuar nga policia.

Kur ka ndodhur ngjarja në lokal ka pasur shumë njerëz të cilët janë tmerruar pasi ekzekutimi ka ndodhur në ambientet e brendshme të lokalit.

Vendi ku ka ndodhur ngjarja
Vendi ku ka ndodhur ngjarja

Njoftimi i policisë: 

Policia e Tiranes ka marre nje telefonate se ne nje lokal prane zones se stadiumit “Selman Stermasi”, tek Tirana e Re, ishin degjuar te shtena me arme.

Forca te shumta policore shkuan ne vendngjarje. U konstatua se te lokal “De Niro” eshte plagosur me arme zjarri shtetasi Elton Cico.

I plagosuri eshte derguar menjehere per ndihme mjekesore ne spital, por megjithe ndihmen e dhene ai ka nderruarr jete.

Policia po punon per sqarimin e rrethanave te krimit dhe kapjen e autoreve.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura