“Deklaratë pocaqi dhe shantazh kundër policisë”, reagon deputeti që u përjashtua nga PS: S’më bëri Rama socialist dhe…

SHPËRNDAJE

Gjetan Gjetani, i përjashtuar nga grupi i deputetëve të PS-së nga Kryeministri Rama, ka reaguar përmes lidhur me vendimin.

Në një postim në Facebook, ai shkruan: “Vendimi i Edi Rames, per te me larguar nga Grupi Parlamentar, është nje vendim i padrejte. Nuk me ka bere socialist Edi Rama, dhe nuk ka se si ai te me largoje. Socialist kam qene ne dite te veshtira te PS me familjen e njerez te afert te mi, dhe jo sot ne pushtet kur ndahen tendera e privilegje.

Sot Edi Rama nuk ofroi asnje zgjidhje per Kurbinin. Duke me sulmuar mua publikisht, ai as nuk shtoi investime, as vende te reja pune ne Kurbin. Perkundrazi, shtoi vetem nje doze tjeter te arrogances se tij, arrogance qe e kane dhe te besuarit e tij ne Kurbin, dhe kjo jo vetem nuk eshte ajo cfare presin banoret me shume halle, por vete problemi qe prodhon edhe me shume hendek mes qeverise dhe njerezve.

Une pavaresisht se si shkojne interesat e dites se Rames dhe miqve te tij, do vazhdoj te jem prane qytetareve.

Nuk kam qene asnjehere i pushtetshem, por kam qene i vertete me njerezit. Dhe do vazhdoj te ngreje zerin, per te gjitha shqetesimet dhe problematikat qe kane qytetaret e Kurbinit, duke mos u lekundur per asnje arsye”.

PANORAMA

 

Te lidhura

 

Artikulli paraprakUdhëtonte me familjen, vdes në aksident vajza 6-vjeçe. (foto)
Artikulli tjetërHistoria e pazakontë/ Hap tunel dhe i del në dritare komshiut! “Kërkon thesare, të na japë dhe ne diçka”... (video)

S'KA KOMENTE

Comments are closed.