Deklarata gjatë mitingut të PS, PD: Rama nxit dhunë e urrejtje. Të kërkojë ndjesë për reagimin

Jun 13, 2013 | 11:54
SHPËRNDAJE

Faqja e PD ne Facebook
TIRANE- Partia Demokratike ka reaguar per deklaraten e nje personi gjate mitingut elektoral te PS-se, qe ka thene se do kishte dashur te vriste liderin demokrat dhe e ka quajtur te turpshem pergjigjen e Rames per nxitje dhune dhe urrejtje. 

Gjithcka ndodhi gjate mitingut elektoral te Rames teksa bashkebisedonte me banore ne Klos.

Deklarata e PD-se
Dje në mbrëmje, ndërsa Rama i mbushte qytetarët me pesimizëm në një prej takimeve të Partisë Socialiste, një prej mbështetësve të Ramës deklaroi se do të kishte dashur ta vriste liderin e zgjedhur në mënyrë demokratike të Shqipërisë.

Por Rama nuk e dënoi këtë veprim.  Përkundrazi, Edi Rama u përgjigj duke e inkurajuar qytetarin duke i thënë se do t’i duhej të qëllonte në shenjë për shkak të antiplumbit.

A mos beson Edi Rama se largimi me dhunë i një qeverie është veprimi i duhur?  A mos mendon Edi Rama se vrasja është veprimi i duhur?

Edi Rama duhet ta dënojë këtë koment menjëherë dhe të kërkojë ndjesë për heshtjen e tij. Kjo nuk është hera e parë që Edi Rama nxit dhunë në zgjedhje dhe për këtë atij duhet t’i vijë turp.

Dhuna nuk ka vend në Demokraci!

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura