Deklarata e Avdylajt, reagon Berisha: Rroftë Dako e PS, rroftë partia e …

Nov 13, 2018 | 15:35
SHPËRNDAJE

Pas deklaratave një prej personave të arrestuar si pjesë e bandës së Shijakut në kuadër të operacionit ‘Vol-Vo 4’, Astrit Avdylajt, i cili përfshinë edhe emra të njohur të politikës, vjen një reagim nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha në një postim në Facebook, shkruan se maskat ranë pas deklaratës sot në sallën e Gjykatës së Krimeve të Rënda nga Avdylaj, i cili shprehte hapur mbështetjen për kryebashkiakun Vangjush Dakon dhe simpatinë për PS.

“Bien Maskat! Rrofte parita e krimit, organizata kriminale, Partia Siçiliste me ne krye Kryekumbar Edvinin, “Rrofte Gjush Avdyli” therret Tit Avdyli (Niçja i Dakos) ne sallen e gjyqit! sb”, shkruan Berisha.

10885227_398140453680201_3787049057080140896_n

Gjatë seancës ku ka kërkuar lirimin, Avdyli ka deklaruar se i qan hallet në Partinë Socialiste.

“Rroftë Dako, rroftë PS, aty i qaj hallet”, ka qenë kjo deklarata e Astrit Avdylit në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

“Kam bere burg politik, kam qene i persekutuar”- ka thene ai, duke e pranuar hapur se i ka sherbyer Dakos.

“Vangjush Dakos i kam sherbyer. Me heret i kam sherbyer Berishes dhe Agron Dukes, por tani kam ndryshuar kah politik. Besoj ne programin e Dakos dhe te PS-se”- ka thene ai.

Më tej Avdyli ka deklaruar se ka njohje me Ndokat pasi i ka njohur në burg. “Ndokat i kam miq, i kam njohur në burg”, është shprehur ai para togave të zeza.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura