Plagosi rëndë adoleshentin, të tjera detaje për autorin, prej kohësh…

Feb 25, 2019 | 21:39
SHPËRNDAJE

konflikti

Një konflikt, i cili ka degraduar në përdorimin e armeve të ftohta, ka ndodhur mesditën e sotme mes dy adoleshentëve në qytetin e Durrësit.

Mësohet se gjatë konfliktit njëri prej adoleshentëve ka goditur me armë të ftohtë bashkëmoshatarin e tij, duke e dëmtuar rëndë në pjesën e shtyllës kurrizore. I plagosuri është dërguar në Spitalin Ushtarak për të marrë mjekim të specializuar.

Dy adoleshentët, identiteti i të cilëve nuk bëhet i ditur, mësonin në të njëjtën shkollë 9-vjeçare, ndërsa konflikti ka ndodhur në rrugë në lagjen nr.17 të qytetit të Durrësit. Autori i plagosjes së adoleshentit është ndaluar menjëherë nga policia.

I pyetur në polici rreth motivit që e ka shtyrë atë të plagosi bashkëmoshatarin, adoleshenti nuk ka treguar asgjë, por mësohet se ata ishin konfliktuar edhe më parë me njëri-tjetrin. Ndërkohë prindërit e autorit ishin të divorcuar dhe prej kohësh ai nuk e frekuentonte më shkollë.

 

Reagimi i Policisë

Në Urgjencën e Spitalit Rajonal Durrës, ka shkuar shtetasi K.Ç., 14 vjeç, i dëmtuar me mjet prerës ( thikë), ku pas ndihmës së parë mjekësore u dërgua në Q.S.U.T, për mjekim më të specializuar.

Policia menjëherë ka shkuar në vendngjarje dhe pas një pune të mirëorganizuar ka arritur të identifikojë dhe të arrestojë në flagrancë autorin e dyshuar të plagosjes, shtetasin S.K.,16 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës për shtetasin S.K., për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje ” parashikuar në nenin 88 i Kodit Penal.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura