DEBATI/ Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, ja emrat nga të gjitha institucione

Dec 7, 2017 | 15:04
SHPËRNDAJE

Shorti per Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ka nxjerre emrat e pare te perzgjedhur.

WhatsApp Image 2017-12-07 at 10.27.37

Shorti i pare ka zgjedhur emrat nga Gjykata Kushtetuese si anëtarë të KED. arë:

1.Besnik Imeraj

2. Altina Xhoxhaj

Vitore Tusha, anëtare zëvendësuese nga lista e Gjykatës Kushtetuese

Nga Gjykata e Lartë

Artan Broci, anëtar i përhershëm

Shkëlzen Selimi, zëvendësues

Nga Prokuroria e Përgjithsme 

Rovena Gashi

Nga Gjykatat e retheve

Gentian Ternova dhe Fotjoma Memeçaj

Nga Gjykatat e Apelit

Enton Dhimitri

Fatos Qato

Nga Gjykata Administrative

Ahmet Jangulli

Anëtari zëvendësues nga Gjykatat e Apelit dhe Administrative

Sotiraq Lubonja

Debati 

Debate mes palëve politike në mbledhjen e nisur në Kryesinë e Kuvendit, për hedhjen e shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

Mbledhja drejtohet nga Vasilika Hysi, nënkryetare e Kuvendit dhe po shoqërohet me debate politike dhe teknike mes deputeteve të PS që kërkojnë hedhjen e shortit dhe zhbllokimin e procedurës, dhe të PD dhe LSI që e quajnë shortin antikushtetues.

Në fjalën e tij, deputeti i PS-së, kreu i komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja ftoi opozutën të bëhet pjesë e procesit.

“Kërkoj mirëkuptimin e opozitës që nëse duam të mos humbim kohë në krijimin e organeve të reja të sistemit të drejtësisë, hajdeni, i bëmë ndryshimet kushtetuese me konsensus, bujrum të zhbllokojmë ligjin. Boll kanë pritur shqiptarët për të pasur atë sistem drejtësie që duhet. Për mua ky debat është më tepër politik, e lëmë te salla e ditës së enjte”- tha Manja.

Deputetja Hysi, ka theksuar se Kryetari i Kuvendit ka të drejte të bëje vetëm një procedurë, hedhjen e shortit, “ju dilni kudo të flisni, në studio e ta diskutojmë, të vazhdojmë me procesin”.

Pas kësaj ka reaguar Halimi. “Reflektoni tha kryetari i Ligjeve, diskutimi mes meje dhe Manjës është teknik. Qëndrimi ynë është që Keshilli i përkohshëm i Emërimeve në Drejtësi ishte vetëm për vitin e kaluar nuk ka më këshill të përkoshëm të emërimeve. E ka të qartë dispozita, nuk e them vetëm unë, Xhafaj një vit më parë ka thënë, më 13 shkurt ia ka dërguar shkresën në ambasada, dhe i thotë dispozita kalimtare rregullon cështje të vecantë”- tha ai.

Deputeti i LSI-së, Nasip Naço ashtu si PD e ka quajtur antikushtetues shortin. “Ligjet i kemi pasur po nuk i keni zbatuar korrekt, Kjo që kërkon kryetari i Kuvendit ekstra procedurë, që thotë jam burri më i mirë në botë. Shortin e keni hedhur se nuk u ranë gjyqtarët që donit ju”- tha ai.

Hysi teksa njoftoi nisjen e shortit tha : E di qe keni hallin e kryeprokurorit, por per ate prisni oren 11:30 te komisioni i ligjeve”.

WhatsApp Image 2017-12-07 at 10.27.38 0035395c-df4a-4018-b093-43f2a05334bb 0803474c-ff17-4d9b-a7b5-c4add3a3b724 93705fa5-aea9-49d0-982e-ad8b49913c95 476504f5-4bde-4adc-8cba-137dad33529a ba29afb2-1ccd-4a62-85bf-8ed5430371fc 0c460c90-ceb2-462d-8ae3-7cfaba7a7725

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura