Strategjia e PD/ “Xhafaj të ikë urgjentisht”, ç’po ndodh sot në Komisione

May 15, 2018 | 10:36
SHPËRNDAJE

Pas debateve te forta ne Komisionin e Medias, kur opozita ka ngritur si ceshtje dite ceshtjen ‘Xhafaj’, e pas audiopergjimit te vellait te tij, ka kerkuar largimin urgjent te ministrit te Brendshem, e njejta situate ka qene edhe ne Komisionin e Ekonomise.

ekonomia2

Demokratet jane pjese e komisionit, por edhe ketu kane kerkuar largimin e ministrit te Brenshem, Xhafaj.
ekonomia1 ekonomia komision


Debate të forta në Komision, PD: Xhafaj të ikë urgjentisht. PS braktis mbledhjen

Debat me tone të forta në Komisionin e Medias, ku kanë marrë pjesë edhe deputetet e PD-së.

Në nisje të punës së komisionit, ka marrë fjalën demokrati Edmond Spaho, i cili ka kërkuar në emër të demokratëve por edhe shqiptarëve dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, pasi faktet e përfshijnë dhe implikojnë atë.

komision

“Nuk shkohet në Evropë me kriminelë si shkoni ju, ky është shqetësim i gjithë shqiptarëve, ju duhet të bashkoheni dhe të ngrini shqetësimin me ne, ministri i Brendshëm duhet të japë dorëheqjen nuk kemi më kohë, nuk do të ketë punë normale të Kuvendit, komisione deri sa ministri të japë dorëheqjen dhe të largohet, pavarësisht zhurmës që bëni ju, ne jemi të vendosur se jemi në anën e vendit”- ka thënë Spaho.

Sipas tij, qëllimi është të shprehet gjendjen në të cilën ndodhet vendi. “Grupi parlamentar ka bërë publike fakte të rënda. Pavarësisht se është familjar i një ministri duhej të kryente dënimin. Nuk ka bërë asnjë ditë burg, ka ndërruar emrin, dhe ka vazhduar me të njëjtën praktikë, në bashkëpunim me organizatat kriminale”- tha ai.

Deputetet e PS-se kane kerkuar vazhdimin e punes normale sipas procedures se percaktuar ne rendin e dites.

Por, opozita ka deklaruar se nuk mud  te kete jo sot, por ne asnje mbledhje, punime normal ne nje situate te tille kur bandat kane kapur ministrin e Brendshem dhe Ramen.

Pas kesaj, deputetet e shumices kane braktisur mbledhjen.

Ne fjalen e tij, deputeti Noka ka theksuar se vellai i ministrit endet i lire, pasi ka nderruar edhe emrin, nderkohe qe ministri Xhafaj nuk mund te jete me ne detyre. “ai duhet te ike urgjentisht”- tha Noka.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura