“Dashuria” predikohet te LSI-ja dhe aplikohet te PS-ja

May 24, 2015 | 13:14
SHPËRNDAJE


Nëse populli nuk po kalon edhe aq momente dashurie me politikanët, s’ka problem. E rëndësishme është që vetë politikanët me njëri-tjetrin kalojnë shumë mirë. Madje, ata nuk e fshehin afeksionin që kanë mes tyre. Kjo vlen kryesisht për ata që momentisht kanë pushtetin. Nëse pak kohë më parë ne kemi publikuar foto të disa ministrave që puthin e përqafojnë pa fund kolegët e tyre,  ja ku na sjell paparazzi ynë një tjetër moment dashurie, por jo nga LSI. Është deputeti socialist Eduard Shalsi, i cili përqafon ministren e Kulturës, Mirela Kumbaro. Nëse do perifrazonim titullin e një romani të njohur, kjo fare mirë mud të quhej dashuri në kohë fushate ose dashuri në kohërat e eksodit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura