Dashuri në kohën e koronavirusit, avokatja shpjegon: Pse pritet ‘bum’ divorcesh

Mar 18, 2020 | 10:14
SHPËRNDAJE

fc57f5ce-7e4f-475d-8cf6-75e3bc20039f

Masat kufizuese dhe vetë-izolimi ka shumë gjasa që të çojnë në një rritje të divorceve.

Deklarata e fortë vjen nga një prej avokateve kryesore që merret me çështje të divorceve në Mbretërinë e Bashkuar.

Baroness Shackleton nga Belgravia, e cila ka pasur klientë nga Paul McCartney, Princi i Uellsit, Madonna dhe Liam Gallagher, beson se periudhat e zgjatura të të qenit të izoluar, pa plan për aventura mund të jenë shumë më e rrezikshme sesa mund të mendojnë disa çifte.

“Koha kur zënkat arrijnë kulmin janë pasi qendrojme per nje kohe të gjatë bashke kur jemi me pushimet verore dhe gjatë Krishtlindjeve,” tha ajo, duke folur në Shtëpinë e Lordëve.

“Vetëm imagjinoni se cfare ndodh kur familjet mbyllen në një shtepi për një periudhë të gjatë kohore.”

“Pra, nëse jeni ose do të izoloheni … thjesht përpiquni të jeni ekstremisht i lumtur me njëri-tjetrin”, sugjeroi ajo./Burimi: BBC

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura