Dalin rezultatet e studimit më të fundit/ Varianti i Mbretërisë së Bashkuar COVID-19 ka një shkallë shumë më të lartë të vdekshmërisë

Mar 10, 2021 | 18:16
SHPËRNDAJE

Një variant shumë infektiv i COVID-19, që është përhapur në të gjithë botën pasi u zbulua për herë të parë në Britani në fund të 202o, është 30% deri 100% më vdekjeprurës sesa variantet e mëparshme dominuese.

koronavirus

Kështu kanë bërë të ditur studiuesit në Mbretërinë e Bashkuar pas publikimit të rezultateve të një studimi, që krahasonte nivelet e vdekjeve midis njerëzve në Britani të infektuar me variantin e ri SARS-CoV-2 – i njohur si B.1.1.7, kundër atyre të infektuar me variante të tjera të virusit që shkakton COVID. Shkencëtarët thanë se varianti i ri shkalla e vdekshmërisë ishte “dukshëm më e lartë”, shkruan Reuters.

Varianti B.1.1.7 u zbulua për herë të parë në Britani në Shtator 2020 dhe që atëherë është gjetur gjithashtu në më shumë se 100 vende të tjera.

Ka 23 mutacione në kodin e tij gjenetik, një numër relativisht i lartë dhe disa prej tyre e kanë bërë atë të përhapet shumë më lehtë. Shkencëtarët thonë se është rreth 40% -70% më e transmetueshme sesa variantet e mëparshme dominuese që qarkullonin.

Ekspertët e pavarur thanë se gjetjet e këtij studimi shtojnë provat paraprake që lidhin infeksionin me variantin e virusit B.1.1.7 me një rrezik në rritje të vdekjes nga COVID-19.

Lawrence Young, një virolog dhe profesor i onkologjisë molekulare në Universitetin Warwick, tha se mekanizmat e saktë prapa nivelit më të lartë të vdekjes së variantit B.1.1.7 nuk ishin ende të qartë, por “mund të kishin lidhje me nivele më të larta të replikimit të virusit si dhe transmetueshmëria e shtuar”.

Ai paralajmëroi se varianti i Mbretërisë së Bashkuar ka të ngjarë të nxisë një rritje të fundit të infeksioneve në të gjithë Evropën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura