Dalin nga spitali 10 pacientët e shëruar nga koronavirusi, fotoja e gëzimit në shtratin e Infektivit

Mar 24, 2020 | 14:17
SHPËRNDAJE

pacienti infektiv

Dhjete pacientet e trajtuar ne Infektiv qe dolen negative ne te dy testet per koronavirusin jane tashme ne banesat e tyre.

Lajmin e mire e ka ndare sot ministrja e Shendetesise, Ogerta Manastirliu, e cila ben me dije se ata ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar për një periudhë 14 ditore.

“Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim. Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social”- apelon ministrja. 

Postimi i Manastirliut

Lajm i mirë??
10 qytetarë që ishin prekur nga Covid-19, tashmë kanë rezultuar negativë në dy testet e njëpasnjëshme.
Të gjithë ndodhen në shtëpitë tyre, ku do të vazhdojnë të jenë të vetëizoluar për një periudhë 14 ditore.
??‍⚕️?‍⚕️ Faleminderit mjekëve për shërbimin!
?? Një lutje për të gjithë qytetarët: Jemi ende në fillimet e kësaj lufte, prandaj durim.
Ju ndihmoni mjekët tanë duke zbatuar rigorozisht masat e higjenës dhe distancimit social.
Dhe ata, mjekët, infermierët, sanitarët, punonjësit e shërbimeve mbështetëse, do t’u shërbejnë me të gjithë forcën dhe profesionalizmin, atyre që do të kenë nevojë.
Kështu fitohet kjo luftë. Me durim dhe bashkëpunim.
#BashkëJaDalim

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura