Dalin nga dyqani duke debatuar, shqiptari i ngul thikën grekut! Ngjarja dyshohet për trafik droge

Aug 8, 2022 | 11:03
SHPËRNDAJE

Një shqiptar ka plagosur me thikë një shtetas grek në sheshin qendror të Spartës në rrugën Lykourgou.

thike plagosje

Mësohet se shqiptari dhe greku kanë dalë nga një dyqan duke debatuar, sipas mediave greke.

Konflikti mes tyre është përshkallëzuar në konfrontim të dhunshëm, kur shqiptari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur në krah e shpinë grekun.

I mbuluar me gjak, i plagosur ka rënë në një stol ndërsa qytetarët e tronditur që janë bërë dëshmitarë të ngjarjes së rëndë kanë njoftuar ambulancën.

Dyshohet se konflikti mes tyre ka lidhje me trafikun e drogës. Shqiptari është vendosur në pranga dhe akuzohet për vrasje në tentativë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura