Daçiç: Hashim Thaçi nuk mund të vijë në Beograd

Apr 19, 2015 | 8:30
SHPËRNDAJE

Duket që ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi megjithatë nuk do të udhëtojë në Beograd. Kjo është bërë e qartë sidomos pas një interviste që homologu i Thaçit, Ivica Daçiçi ka dhënë për të përditshmen serbe “Politika”, e cila është botuar sot në Beograd.

Thaçi dhe Daçiç

Daçiç me këtë rast ka dhënë edhe një mori “arsyesh” pse Thaçi nuk mund të shkojë në Beograd, arsye këto që Beogradin duket e kanë vendosur në defansivë por edhe Prishtinën e nxjerrin para një situate jo edhe aq të këndshme pasi që ende nuk ka një përgjigje të qartë se cili do jetë reagimi nëse Thaçi nuk lejohet në Beograd.

“Ai, si Ministër i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, nuk mund të vij në Serbi. Poqëse e lejojmë atë, të vijë këtu do të kishim thyer politikën tonë shtetërore për Kosovën …”, tha Daçiçi në një intervistë në numrin e së dielës për gazetën serbe “Politika”.

Sipas Daçiçit takimi i ministrave të jashtëm të rajonit është paralajmëruar për Thaçin si Ministër i Qeverisë së Kosovës pa fusnotën e cila për Beogradin është parakusht sa herë që ulet në tryezë me zyrtarë nga Prishtina. Ajo që çudit me këtë rast është që as Daçiqi e aq më pak Vuçiqi nuk kanë reaguar asnjëherë kur këta takohen me Thaçin e zyrtarë tjerë të Prishtinës sidomos në Berlin.

Daçiçi në këtë intervistë ka thënë se në aspektin politik nuk ka asnjë pengesë për zyrtarët e Prishtinës të marrin pjesë në takime, apo nëse ato janë të organizuara nga autoritetet serbe, dhe në qoftë se autoritetet e Prishtinës marrin pjesë në to me status të vendeve neutrale.

Daçiç në këtë intervistë kujton se në Serbi para kësaj ka qëndruar edhe pararendësi i Thaçit Enver Hoxhaj, i cili ishte Ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës.

Sipas Daçiçit derisa Hoxhaj ishte i ftuar Thaçi nuk është ftuar zyrtarisht nga ai dhe se ka një procedurë “të qartë në mënyrën se si ne të përcaktuar vizita reciproke.”

“Kur shkova në Graçanicë, shkova si njeri për arsye fetare … pastaj unë shkova në Prishtinë me ftesën e Hashim Thaçit. Por tani unë nuk e kam ftuar atë. Situata është më se qartë,” tha Daçiçi, duke shtuar se Aleksandar Vulinin kohët e fundit nuk u lejuan të shkojë në Kosovë si ministër i punës në Qeverinë e Serbisë.

Daçiq tha se takimi, me mbështetjen e ambasadës britanike, më 24 prill e ku duhet të vijnë ministrat e Maqedonisë, Bosnje dhe Hercegovinë, Serbisë dhe Kosovës është një provokim, duke shtuar se ai nuk ishte konsultuar në lidhje me këtë grup dhe tha se ai ishte i njoftuar “për këtë ftesë në Beograd nga Prishtina”. /Indeksi/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura