COVID në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë: Shënohen 10 raste të reja në 24 orët e fundit. Ja sa pacientë janë të shtruar në spital

Jan 31, 2023 | 19:38
SHPËRNDAJE

 

Në 24 orët e fundit janë kryer 531 testime, nga të cilët 10 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID19, në Bashki: 5 në Tiranë, 2 në Elbasan, nga 1 qytetarë në Vlorë, Himarë, Sarandë.

infektivi-1024x536

Janë 118 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin. Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 7 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 7 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,519 që nga fillimi i epidemisë.

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet”, apelon MSH.

Statistika ( 31 Janar 2023)

Raste të reja ditore 10
Të shëruar në 24 orë 7
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 531

Testime totale 2,030,840
Raste pozitive 333,233
Raste të shëruara 329,519
Raste Aktive 118
Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 97
Vlorë 9
Fier 7
Durrës. 2
Elbasan. 2
Berat. 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura