“Covid-19 mund të ketë efekte shkatërruese për të gjithë”- Rita Ora nis fushatën për mbledhjen e parave për të luftuar koronavirus: Askush nuk mund ta imagjinonte që …

Mar 20, 2020 | 12:30
SHPËRNDAJE

Rita Ora ka nisur një fushatë për mbledhjen e fondeve për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Në bashkëpunim me UNFoundation, Rita krijoi bluza me një simbol ku shkruhet: “Ndaloni përhapjen e koronavirusit dhe bëj pjesën tënde.”

Këngëtarja në një postim në rrjetet sociale shkroi se ky virusi ka dhe do ketë efekte shkatërruese në botë, ndaj u kërkoi ndjekësve të saj që të luajmë rolin e tyre në parandalimin e përhapjes.

“Covid-19 po ndikon botën në një mënyrë që askush nga ne nuk mund ta imagjinonte.

Gjatë muajve të fundit ne kemi vëzhguar që ky virus të përhapet në të gjithë botën duke mos kuptuar mjaft ndikimin e tij. Unë mendoj se deri tani të gjithë e kuptojmë se kjo është diçka që ka dhe do të vazhdojë të ketë efekte shkatërruese për të gjithë.

Të gjithë kemi një rol për të ndihmuar në ndalimin e përhapjes. Për të rritur sa më shumë ndërgjegjësimin ne po lançojmë këtë simbol dhe një faqe që ofron udhëzime me mbështetjen e OBSH. Të gjitha të ardhurat do të shkojnë në fondacionin COVID-19 Solidarity Response Fund.

Ne do të donim që të blini gjithçka që mund të përballoni ose të bëni një dhurim të vogël, por unë do dëshiroja që të dini se edhe shpërndarja apo postimi i simbolit mund të ndihmojë. Ju lutem ndaloni përhapjen. Bëj pjesën tënde. Ju dua , Rita Ora,”- shkroi ajo.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura