Covid-19/ Bilanci i viktimave dhe infektimeve gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri

Jan 2, 2023 | 18:56
SHPËRNDAJE

Ministria e Shëndetësisë ka bërë bilancin lidhur me situatën epidemiologjike të Covid-19 në vend.

1568460843_urgjencainfektivit

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit është shënuar vetëm një rast i COVID. Fatmirësisht nuk raportohet asnjë viktimë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 33 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 1 qytetar në Tiranë.

Janë 173 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 5 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 12 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,031 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 2 Janar 2023)

Raste të reja ditore 1

Të shëruar në 24 orë 12

Të shtruar në spitale 5

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 33

Testime totale 2,020,126

Raste pozitive 332,800

Raste të shëruara 329,031

Raste Aktive 173

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 141

Fier 13

Shkodër 4

Durrës 3

Berat 3

Vlorë 2

Dibër 2

Lezhë 2

Kukës 2

Gjirokastër 1

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura