Ç’mund të bëjë një dorë arra pas 4 orësh

Dec 5, 2015 | 10:00
SHPËRNDAJE

Për të parë të mirat e arrave në organizëm, duhet të provoni të “zgjoheni” me arra. Në mëngjes pastroni katër apo pesë kokrra arra dhe konsumojini pa shtuar gjë tjetër. Natyrisht që do t’ju duhet ta praktikoni disa ditë me radhë, për të parë rezultatet.

proprietà-delle-noci proprietà-delle-noci

Ky frut i thatë, ashtu si edhe të tjerët, përmban yndyra të mira dhe nëse konsumohet në sasi të moderuar, është në gjendje të normalizojë yndyrat e këqija që janë akumuluar në trup. Pastrimi nga këto yndyra jo të mira ju mbron nga sëmundjet kardiovaskulare dhe ndihmon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut, si dhe të nivelit të kolesterolit.

Krem gështenjash

crema-salata-di-castagne

Gështenjat janë në ditët e tyre të fundit. Madje, për të qenë të saktë, nga çmimi, mund ta vini re që koha u ka ikur. Megjithatë, për ata që ende nuk i kanë shijuar, ka edhe pak kohë për ta bërë këtë krem të ngrohtë që i shkon shumë një dite shiu të ftohtë. Provojeni, bëhet më thjesht nga sa mund të duket.

Përbërësit: 1 presh; 2 patate të vogla; 1 kungull; 250 gr gështenja të pastruara; 1 qepë të bardhë; 1 karotë; 200 gr qumësht; 100 gr pana; Kripë; Piper; Vaj; ulliri

Përgatitja: Pastrojeni preshin dhe përdorni vetëm pjesën e bardhë. Priteni në mënyrë të çrregullt bashkë me karotën dhe qepën dhe ziejini me pak ujë, duke rregulluar shijen me kripë. Në këtë mënyrë, do të keni gati lëngun e perimeve. Ndërkohë ziejini dhe pastrojini gështenjat, patatet dhe kungullin. Hidhini këto tri të fundit në mikser dhe punojini, deri as të kthehen në krem të hollë, duke i holluar vazhdimisht me lëngun e perimeve dhe vaj ulliri. Në fund, rregulloni shijen me kripë e piper dhe shtoni qumështin dhe panen. Duhet ta provoni për kripë, sepse edhe pana edhe gështenja janë të ëmbla. Kalojeni sërish masën për 5 minuta në zjarr të fortë dhe servireni me bukë të thekur.

Kaneloni me brumë krepi dhe shparguj

caneloni

Përgatitja: Për të përgatitur brumin e kanelonit apo krepave përzini përbërësit e tyre, deri sa të përftoni një brumë të hollë. Piqini në tigan që nuk ngjit, me fare pak gjalpë, duke i kthyer nga të dyja anët. Për të përgatitur mbushjen, zieni shpargujt në ujë me kripë (nëse i merrni të konservuar e kapërceni këtë hap), ndërsa në një tigan me pak gjalpë, qumësht e miell, përgatisni kremin beshamel. Në këtë pikë shtoni po aty majat e shpargujve, fontinën (ose nëse keni zgjedhur një lloj tjetër djathi, kaçkavall lope) mocarelën. Me mbushjen përgatisni krepat dhe shtrojini në një tavë njëri pas tjetrit. Sipër, përpara se t’u jepni një faqe pjekje në furrë, mund të shtoni pak pana me gjalpë dhe parmixhan, por mund të zëvendësohet edhe me beshamel, sikundër mund të shërbehen edhe ashtu, pa u pjekur në furrë.

Përbërësit:

Për krepat (palaçinka): 100 gr miell; 2 vezë; 1 gotë e gjysmë qumësht; 200 gr gjalpë; pak kripë;

Për mbushjen: 50 gr shparguj (mund të përdorni ata të ngrirët); 150 gr djathë fontina; 100 gr mocarela; 50 gr miell; 30 ml qumësht; 50 gr gjalpë; Kripë

Ravioli me karkalec në pure panxhari

1115_TEMA OLIO.indd

Përgatitja: Zini brumin duke e përzier miellin me 120 ml ujë, pak kripë dhe 50 g vaj ulliri. Formoni një brumë të fortë dhe lëreni të pushojë për gjysmë ore, të mbështjellë me qese kuzhine. Zbusni bukën në qumësht. Pritini hollë karkalecat dhe përziejeni me bukën e lagur, duke shtuar edhe pak borzilok. Plotësoni shijen me pak piper të kuq dhe vaj ulliri. Hapni brumin e raviolit dhe me ndihmën e një filxhani, prisni forma rrethore, në mënyrë që t’i mbështillni si në fotografi. Duhet t’i zieni në avull për rreth 14 minuta. Prisni panxharin në kubikë dhe ziejeni pak minuta. Me pak vaj, kripë e piper, kalojeni në mikser. Nëse doni mund të shtoni edhe pak kos ose ujë. Shtroni në pjatë kremin e panxharit dhe vendosni sipër raviolit. Përfundoni duke shtuar pak vaj ulliri në pjatë.

Përbërësit: Miell 300 gr; Karkaleca të pastruar; 200 gr Panxhar; 130 gr Bukë të thatë; 120 gr Qumësht; Vaj ulliri; Kripë; Piper të kuq; Borzilok

Pergatiti: ANI JAUPAJ

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura