Çka ka lidhje birra “Korça” me Bregoviçin?!

Aug 9, 2021 | 9:23
SHPËRNDAJE

MILAIM ZEKA

MILAIM ZEKA

Po bëhet një fushatë e egër edhe kundër birrës “Korça”, ban be që Bregoviçi po e zien dhe po e shpërndan.

Vetëm te ne ndodh me u kap pas rriqrave në bishtin e kalit, edhe me u marrë me të me ditë të tëra.

Po ju pyes ju “patriotave” analfabetë, ku ishit bre kur erdhi Zdravko Qoliqi në “Tv Klan”, tek ai Aleksandër Frangaj e Blendi Fevziu, që zgërdhihet e shet pordhë patriotike deri në Beograd. Pyetni pak Baton Haxhiun e Blendi Fevziun se kush e futi biznesmenin serb Mishkoviç midis Shqipërisë?! Me kënd e lidhën atë?

Pyeteni Frangajn dhe plot pronarë të mediumeve, të cilët janë katolikë dhe ortodoksë, pse i keni stërmbushur stacionet tuaja televizive me seriale turke që i blini nga 50 dollarë, duke ia shpërla trurin popullit, ndërkohë që e shani Edi Ramën kur merr dhuratë një spital nga Erdogani?!

Ju e bëni këtë sepse Bibël, Kuran, Zot e Atdhe e keni lekun. Ju nuk e keni hallin e Bregoviçit. Ju e keni hallin e krijimit të një përçarjeje andej e këndej. Kur them Ju e kam fjalën për ata andej e për këta këndej.

Shikoni nëse mundeni me futë birrën “Korça” produkt “non grata”, pastaj marrim birra të Serbisë!!!…

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura